Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ministri i METE-s, Z. Nasip Naço, zhvilloi një takim me përfaqësues të KfW

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Nasip Naço, priti dje në një takim një delegacion të KfW-së, i cili kryesohej nga z. Olaf Zymelka, Drejtor i Divizionit për Energjinë dhe Transportin për Europën Juglindore dhe Turqinë.
Në këtë takim, bashkëbiseduesit diskutuan lidhur me ecurinë e deritanishme të projekteve të financuara nga KfW, mbi vazhdimin dhe zbatimin e këtyre projekteve, si dhe mbi projektet e parashikuara në të ardhmen, sidomos në fushën energjetike.
Ministri z. Naço shprehu falënderimet e tij mbështetjen e deritanishme që ka dhënë qeveria gjermane për Shqipërinë, për kontributin e dhënë nga KfW-ja, e cila konsiderohet si një partner strategjik, afatgjatë dhe i qëndrueshëm për vendin tonë, që ka kontribuar jo vetëm me fonde, por edhe si nxitëse e procesit të reformave ekonomike në Shqipëri. Gjithashtu, z. Naço vlerësoi rolin e KfW-së si një donator lider dhe si një institucion negociator me institucionet e tjera financiare ndërkombëtare, për financimin e projekteve të mëdha në sektorin energjetik në Shqipëri.
Më tej, gjatë takimit, Ministri i METE garantoi përfaqësuesit e KfW-së se qeveria shqiptare do të mbështesë dhe do të garantojë respektimin me korrektësi të gjithë detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara me KfW-në lidhur me financimin e projekteve. Sipas z. Naço, procesi i privatizimit të aseteve shtetërore ofron mundësi për KfW-në apo për biznesin gjerman, për të operuar mbi bazën e marrëveshjeve konçensionare apo joint ventures.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e KfW-së shprehën gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes për Shqipërinë në të ardhmen, duke vënë theksin në disa projekte energjetike, siç është ai i “Mbrojtjes së Digave”.

energjia.al, 10.06.2011