Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta, çmimi rritet me 3 lekë për litër

Nafta, çmimi rritet me 3 lekë për litër
Çmimi i naftës shkon deri në 140 lekë në karburantet e kryeqytetit. Dje në pikat e karburanteve në kryeqytet, çmimi i naftës është luhatur në 138-140 lekë për litër, nga 135 lekë që kushtonte rreth dy javë më parë. Nga një vëzhgim i gazetës “Mapo” mësohet se shkak ka qenë çmimi në tregun ndërkombëtar. Bursa amerikane që prej dy javësh tregon për një rritje të konsiderueshme të çmimit të naftës. Nga 75 $ për fuçi, çmimi i arit të zi arrin kuotat e 83 $. Ditën e djeshme, në agjencinë bloomberg, një fuçi naftë ka arritur 82,72 $. Rëniet në furnizimet amerikane të naftës dhe produktet e saj kanë inkurajuar edhe çmimet. Në muajt e fundit, çmimet e naftës janë ndikuar nga tregjet e aksioneve, si një tregues të rimëkëmbjes ekonomike dhe kërkesës potencial për naftë dhe gaz. Parashikimet e analistëve të shqetësuar pak muaj më parë se rritja ekonomike do të ngadalësohet në vendet e zhvilluara në pjesën e dytë të vitit, pas përfundimit të programeve stimuluese qeveritare nuk kanë dalë, pasi çmimet e larta të naftës janë ndikuar nga tregjet e aksioneve, që do të thotë rimëkëmbje e ekonomisë. Ndikimi i bursës ndërkombëtare dhe qëndrueshmëria e monedhës jeshile amerikane në kuotën e 100 lekëve ka bërë që luhatjet e çmimit të arit të zi në tregun ndërkombëtar të transferohen edhe në tregun e brendshëm. Dje në pikat e karburanteve në kryeqytet, çmimi i naftës është luhatur në 138-140 lekë për litër, nga 135 lekë që kushtonte rreth dy javë më parë. Në të njëjtën kohë, Autoriteti i Konkurrencës ka nisur procesin e monitorimit, për sa i përket abuzimit me pozitën dominuese, duke marrë sinjale nga vetë tregëtuesit e arit të zi dhe konsumatorët. Çmimi më i lartë në historinë e naftës arriti në korrik të vitit 2008, kur një barel u shit për mbi 147 dollarë, por me paraqitjen e krizës me kreditë hipotekare në SHBA, që ishte hyrje në krizën financiare globale, deri në dhjetor të vitit 2008, “ari i zi” u lirua për 32 dollarë për barel.

 

Gazeta Mapo, 15.10.2010