Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedoni: Rafineria Okta me të ardhurat të mëdha

Maqedoni: Rafineria Okta me të ardhurat të mëdha

Rafineria Okta dhe Telekomi i Maqedonisë mbajtën pozitën udhëheqëse në mes të kompanive maqedonase me të ardhura më të realizuara në fakt për nga fitimi në vitin 2009.Ky ishte raporti nga edicion i "200 kompanitë më të mëdha në Maqedoni”, që publikoi " Qendra Euro biznesit, në Shkup.
Edhe pse regjistroi rënje të të ardhurave madje 37,7 përqind në nivel vjetort, Okta  me të ardhura rreth 410 milion euro në vitin 2009 mbajti vendin e parë në listën e kompanive më të mëdha në Maqedoni.
EVN Maqedoni u radhit e dytë me të ardhura rreth 346,5 milion euro, që do të thotë ka rritje për 15,3 përqind më shumë se një vit më parë.
Makpetrol e cila u radhit e treta, ka realizuar të ardhura prej 284,2 milion euro ose 27,7 përqind më pak në krahasim me vitin 2008.
Pozitën e  katërt në këtë listë mban ELEM, me të ardhurat vjetore 263,7 milion euro, para Telekomit e cila kishte realizuar të ardhura prej 221 milion euro dhe T-mobile me të ardhura vjetore 175milion euro.
Në listën e dhjetë kompanive më të mëdha, në bazë të të ardhura në vitin 2009, vend zunë Feni, Euro Tabak, Tineks dhe Alkaloid.
Telekomi i Maqedonisë edhe  këtë vit mbajti vendin e parë në bazë të fitimit, e cila arriti shumën 105.7milion euro, e që për 0,8 për qind është më e vogël se në vitin 2008.
Vendin e  dytë mban T-Mobile me të ardhura fitimi prej 66.7 milion euro dhe vendin e tretë pozicionohet kompania “Kameni most komunikaci”, me fitim prej 60.5 milion euro.
Peshësen e parë e mbyllen Usje me fitim 26,8 milion euro dhe miniera Sasa me 26,7 milion euro.
Kompania me rritje më të shpejtë në vitin e kaluar ka qenë ML Global Itali nga Shkupi, para Sileks Kratovo, ndërsa në pesë vitet e fundit rritje më të shpejtë ka pasë City Plaza nga Shkupi, kjo në front para Kozhuvçanka nga Kavadari.
Në listën e kompanive më të mëdha sipas numrit të të punësuarve gjenden me 3882 punëtorë, para EVN-së e cila ka 2730 dhe pyjet e Maqedonisë me 2406.
Sipas këtij edicioni, 200 kompanitë më të mëdha  të Maqedonisë së bashku në 2009 kanë realizuar mbi 42 përqind e të ardhurave totale dhe mbi 53 për qind të fitimeve totale të të gjitha subjekteve ekonomike në shtet.
Ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi, nënvizoi se duhet të kihet parasysh se rezultatet e arritura janë arrit në kohë të krizës së madhe ekonomike.
"Duhet të theksohet se kushte të krizës ekonomike globale, këto kompani kanë arritur rezultate pozitive financiare," tha ministri Besimi.
Ai ka konstatuar se në edicionin "200 kompanitë më të mëdha në Maqedoni", botuar për herë të shtatë këtë vit me rëndësi të madhe ka qenë transparenca e kompanive, gjë që  është karakteristike e demokracive të zhvilluara.

 

Agjensia e Lajmeve Zhurnal, 15.10.2010