Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Francë: Policët dërgohen për hapjen e pompave të benzinës

Francë: Policët dërgohen për hapjen e pompave të benzinës
Presidenti francez, Nikolas Sarkozy, e ka dërguar sot policinë speciale për t’i rihapur depot e karburantit, të bllokuara nga greva kundër reformave pensionale.

Gazsjellësi i karburantit për aeroportet e Parisit ishte ndërprerë, ndërsa të gjitha rafineritë e Francës ishin mbyllur.

Sarkozi vendosi për dërgimin e policisë për parandalimin e mungesave të karburantit, pasi punëtorët, në të 12 rafineritë e Francës, e bojkotuan punën dhe iu bashkuan grevës së gjërë.

Njëherësh, studentët protestuan afër kryeministrisë në Paris dhe dolën në protesta në gjithë Francën, ku qindra shkolla ishin goditur për të katërtën ditë me radhë, për shkak të bllokadave ose të aksioneve të tjera.

 

Gazeta Bota Sot, 15.10.2010